Hoti: Situatë e tmerrshme, BE refuzon Qeverinë Kurti – Presidenca hesht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Situatë e tmerrshme, BE refuzon Qeverinë Kurti – Presidenca hesht

    Insajderi
    28 August 2025 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së.

    Hoti thekson se “aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”.

    “Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, shprehet Hoti.

    “Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”, shkroi ai.

    Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë njoftuar se, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës më 25 qershor 2025, vizitat dhe takimet e nivelit të lartë me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat e Qeverisë nuk do të mbahen brenda ndërtesës së ekzekutivit derisa të formohet një qeveri me mandat të plotë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark