
Një pilot i Forcave Ajrore Polake ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një prove për një shfaqje ajrore në qytetin Radom të Polonisë.
Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 17:30, kur avioni luftarak F-16 u rrëzua dhe u përfshi nga flakët.
Zëdhënësi i qeverisë polake konfirmoi lajmin e hidhur, duke njoftuar se piloti nuk arriti të mbijetonte përplasjen fatale.
🇵🇱 The pilot of a Polish F-16 did not survive the Radom crash
— NEXTA (@nexta_tv) August 28, 2025
The jet went down during rehearsals for the Radom Air Show. The event, scheduled for August 30–31, is Poland’s largest aviation show and one of Europe’s top, set to feature over 150 aircraft from 20 countries. https://t.co/2ZNLIJPvKO pic.twitter.com/cGtnZCbeR0
Mediat polake raportojnë se pas rrëzimit, avioni u dogj plotësisht, duke tronditur të pranishmit që po ndiqnin përgatitjet për shfaqjen ajrore.