Mot i nxehtë sot, në fundjavë bien temperaturat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i nxehtë sot, në fundjavë bien temperaturat

    Insajderi
    29 August 2025 - 07:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot stabil, më i nxehtë, me kthjellime e diell do të mbretëroj ditën e premtë në vend. Temperaturat minimale zbresin deri në 10C e 14C, ndërsa maksimalet arrinë vlerat më të larta gjatë kësaj periudhe të të nxehtit që ka përfshi vendin, në 34C e 36C. Era frynë e lehtë dhe mesatare, jugore e jugperëndimore 4-9m/s.

    Destabilizim i motit po pritet në ditët e fundit të verës meteorologjike. Vransirat shtohen ditën e shtunë, e më vonë duke shkuar nga mbrëmja priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Këto rrebeshe kohëpaskohe vazhdojnë më pas ditën e diel. Temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 24C, të dielen.

    Nga dita e hënë parashihen sërish kushte stabile, e temperaturat marrin një trend të rritjes në 28C e 31C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Erërat kryesisht do të frynë nga jugu e perëndimi, të lehta dhe mesatare 5-10m/s, ndonëse herë herë mund të ndryshojnë drejtimin në veriore me kalime të sistemeve frontale, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark