
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të mbajtjes së armëve pa leje në kryeqytet.
Rasti i parë është regjistruar më 28 gusht, rreth orës 14:20, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Një person i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër dhe një karikator me 12 fishekë.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 14:00, në rrugën “Holger Petersen”, policia ka shoqëruar një tjetër person të dyshuar. Tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër dhe një karikator me 10 fishekë.
Në të dy rastet, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, çështjet janë proceduar në procedurë të rregullt./Insajderi