Arrestohet në Prishtinë një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Prishtinë një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes

    Insajderi
    29 August 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të ndodhur mëngjesin e 28 gushtit në Prishtinë.

    Rreth orës 09:00, një burrë kosovar është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Viktima, një grua kosovare, ka raportuar rastin në polici.

    Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark