Matoshi: VV nuk e pati problem zgjedhjen e Simiqit nënkryetar edhe kur në krye të Listës Serbe ishte Radojçiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: VV nuk e pati problem zgjedhjen e Simiqit nënkryetar edhe kur në krye të Listës Serbe ishte Radojçiq

    Insajderi
    29 August 2025 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Halil Matoshi, ka kujtuar se në vitin 2021 Sllavko Simiq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas tij, në atë kohë kjo nuk ishte parë si problem nga VV-ja, pavarësisht se nënkryetar i Listës Serbe ka qenë Milan Radojçiq.

    “Nën drejtimin e deputetit me të vjetër, z. Avni Dehari, është zgjedhur nënkryetar në paketë me nënkryetarin e grupit tjetër të pakicave, Sllavko Simiq, me 93 vota dhe Dehari nuk ka kundërshtuar. Në partinë Lista Serbe nënkryetar zyrtar ka qenë Milan Radojçiq dhe kurrë nuk e keni bërë problem atë punë. Sot po e bëni problem sepse i keni hyp Kushtetutës me dy këmbët, po e shkarravitni dhe po u thoni qytetarëve se kjo Kushtetutë nuk vlen, sepse u ka dhënë shumë të drejta serbëve”, tha Matoshi në Kanal 10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark