Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht dhe Qeveria të formohet po ashtu urgjentisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht dhe Qeveria të formohet po ashtu urgjentisht

    Insajderi
    29 August 2025 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që Kuvendi të konstituohet dhe qeveria të zgjidhet sa më shpejt, duke theksuar se çdo vonesë është në dëm të vendit dhe të qytetarëve.

    “Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën”, tha presidentja Osmani.

    Këto deklarata ajo i bëri pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark