
Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar si të palejuar ankesën e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me pjesëmarrjen e subjektit politik Lista Serbe në zgjedhjet për Kuvendet Komunale të 12 tetorit 2025.
“Hedhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të KQZ-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025.”, thuhet në vendim.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se, më 23 gusht 2025, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe kishte konstatuar se kjo parti kishte plotësuar të gjitha kushtet ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.
KQZ, bazuar në këtë vendim, kishte certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe më 21 gusht 2025.
Gjykata Supreme vendosi të mos e shqyrtojë më tej këtë çështje, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Kurteshi dhe Krasniqi si të palejuar.
Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Asambletë Komunale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025.