
Kryeministri i në detyrë Kosovës, më në fund ka folur për dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe punimin akademik të Dimal Bashës të vitit 2012, bashkautor me Jana Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay”, ku thuhet se UÇK-ja kishte bashkëpunuar me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë paratë e drogës.
Kurti e ka justifikuar punimin e Bashës, duke përdorur sqarimin e vet Bashës që e dha para pak ditësh.
“Ai e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty ka treguar se kapitulli që e ka shkruar ai nuk ka asgjë të bëj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe njëherë ka shprehur vlerësimet më të larta për UCK-në”, tha Kurti.
Madje ai tha se problemet në Kosovë nuk erdhën nga artikulli i Bashës si bashkëautor, duke sulmuar kështu Qeveritë e kaluara.
“Problemet i kemi kur është nënshkru Zajednica, kur janë amnistu kriminelët serbë, kur është votuar gjykata speciale, kur është themelu Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin, kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga kjo parti, kur kanë hy në pazare për ndarjen e Kosovës, e jo ky far artikulli ku manipulohet një pjesë e testit”.