Dorëheqja e Liburn Aliut - ky është komenti i Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Liburn Aliut – ky është komenti i Kurtit

    Insajderi
    29 August 2025 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, e cila erdhi pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.

    I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj largimit të Aliut, Kurti tha shkurt: “E falënderoj ish-ministrin për kontributin. Ne duhet të vazhdojmë përpara, pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin Hysen Durmishi”.

    Komentet Kurti i bëri gjatë një inaugurimi të një kopshti për fëmijë dhe vendosjes së gurëthemelit të një shkolle në Fushë.

    Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar të mërkurën dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Aliu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.

    Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

    Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, deklaroi ai.

    Aliu është parë më i tërhequr në paraqitje publike përgjatë fushatës zgjedhore. Ai s’ka qenë as në listën e kandidatëve për deputetë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark