Kurti për Nenad Rashiqin: Punon më së shumti për komunitetin serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Nenad Rashiqin: Punon më së shumti për komunitetin serb

    Insajderi
    29 August 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të shprehë mbështetjen e tij për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit.

    “Nenad Rashiq e pranon Republikën e Kosovës, punon për institucionet e shtetit tonë dhe është ministri që ka bërë më së shumti për komunitetin serb në vendin tonë”, tha Kurti, duke theksuar kontributin e Rashiqit ndaj komunitetit dhe institucioneve të Kosovës.

    Gjatë të enjtjes, deputeti serb Nenad Rashiq nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur si nënkryetar.

    Ai mori vetëm 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime.

    Vota kundër ishte e deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj. Deputetët e PDK-së dhe ata të Nisma-s kanë abstenuar, ndërkaq deputetët e LDK-së nuk morën fare pjesë në votim.

    Votat e vetme pro, Rashiq i mori nga deputetët e LVV-së./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark