Shefqet Krasniqi, Dimal Bashës: Kape shtagën, ruaj delet e lopët... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefqet Krasniqi, Dimal Bashës: Kape shtagën, ruaj delet e lopët…

    Insajderi
    29 August 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxha Shefqet Krasniqi ka komentuar zgjedhjen e deputetit të LVV-së, Dimal Bashës, në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Në një ligjëratë të mbajtur online, Krasniqi tha se lutet që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë për të mos ngritur në poste njerëz që sipas tij “s’kanë vlera”.

    Ai kritikoi të kaluarën e Bashës, duke përdorur shprehje figurative për ta përshkruar atë.

    “S’të kam faj unë që e ki të kalurën tande të myktë. Rri te shpija trus, kape një shtagë e ruj loptë e delet qaty”, tha Krasniqi.

    @dr.shefqetkrasniqi Hoxha rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit #hoxhallaret #shefqetkrasniqi #ligjerataislame #religion #Islam ♬ original sound – Dr. Shefqet Krasniqi

    Hoxha shtoi se partitë politike nuk bëjnë filtrimin e duhur të kandidatëve dhe shpesh i zgjedhin individët vetëm për shkak të votave, pa marrë parasysh meritat apo vlerat e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark