Insajderi
Shqipëri/Rajon

“Bombat e shiut”-Nëse e keni ndërmend të bëni nesër plazh, ky është parashikimi i motit për Shqipëri

Insajderi
29 August 2025 - 17:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Bombat e shiut”-Nëse e keni ndërmend të bëni nesër plazh, ky është parashikimi i motit për Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sinpotikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, shprehet ai.

Gjithashtu këto fenomene do të shfaqen edhe në veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë. S

Sinoptikani grek thekson se këto fenomene do te zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë.

Sipas tij duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark