
Të shtunën moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara nuk përjashtohet mundësia për stuhi të shkurtra me breshër. Erërat do të jenë më të fuqishme në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë 27-30°C.
Të dielën pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me mundësi të vogla për riga lokale shiu në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë 22-26°C. Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.