Shukri Buja dhe Vlora Çitaku takohen me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi: Përkrahje e fuqishme për vizionin e ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja dhe Vlora Çitaku takohen me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi: Përkrahje e fuqishme për vizionin e ri

    Insajderi
    29 August 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatrave Bujan dhe Breg i Zi.

    Aty ishte e pranishme në Sekretarja e Përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku.

    “Ky takim u mbush me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren tonë të përbashkët. Gratë e këtyre fshatrave na dhanë një mesazh të qartë: përkrahje masive për projektin tonë politik për Lipjanin. Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje. Lipjani që po ndërtojmë do të jetë një komunë ku zëri dhe kontributi i grave do të jenë themel i zhvillimit dhe progresit tonë”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark