
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Vetëvendosjes për Kryetar të Pejës.
Nurboja ka uruar kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të qytetit të Pejës, Taulant Kelmendi.
Sipas tij me të Peja do të ketë një të ardhme më të mirë.
Teksa ka publikuar edhe një foto të kryeministrit Kurti së bashku me Kelmendin.
“Taulant, urime nga zemra për kandidaturën tënde për Kryetar të Pejës! Të njoh si njeri me vizion, energji dhe dashuri për qytetin tonë. Jam i bindur se me përkushtimin tënd, Peja do të ketë një të ardhme më të mirë. Suksese në këtë rrugëtim, e di që do ta japësh gjithmonë më të mirën për qytetin dhe njerëzit e tij“, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Ky reagim nga një figurë e lartë e BQK-së që shpreh haptas mbështetje për partinë në pushtet./insajderi.org/