
Policia ka njoftuar se në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, janë arrestuar tre të mitur, të dyshuar për përfshirje në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit të policisë, gjatë përplasjes fizike, njëri nga të miturit ka shtënë dy herë në ajër me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë si dhe dy gëzhoja.
“Baincë, Lipjan / 29.08.2025 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k të mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes tyre, ku njëri nga të dyshuarit kishte shtënë dy herë në ajër me armë zjarri. Pistoleta me tre fishek dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.