Një person në Vushtrri i dorëzon në polici dy AK 47-sha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person në Vushtrri i dorëzon në polici dy AK 47-sha

    Insajderi
    30 August 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person në Vushtrri i ka dorëzuar në stacionin policor dy armë të gjata automatike të tipit AK 47 me dy karikatorë të zbrazur.

    Sipas policisë, dorëzimin e tyre, i dyshuari e ka bërë mëngjesin e së premtes. I njëjti ka thënë se armët i posedon që nga lufta e fundit në Kosovë.

    “Vushtrri / 29.08.2025 – 08:50. I dyshuari në stacion policor ka dorëzuar dy armë të gjata automatike AK 47 me dy karikatorë të zbrazur, për të cilat ka deklaruar se i posedon që nga lufta e fundit në Kosovë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark