
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të përmbyllur seancën konstituive edhe pse s’është zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb e që nuk mund të konsiderohet Kuvendi i konstituuar.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është shpërfillje e Kushtetutës e rregullorës së punës dhe shtoi se Lëvizja vetëvendosje që nga prilli e ka bërë këtë në seancën konstituive.
Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në një ‘reality show’.
“Kjo është përtej talljes me shtetin, kjo është edhe e rrezikshme. Asnjëherë në historinë e parlamentarizimit të Kosovës nuk ka ndodhë që partia që ka fituar zgjedhjet me e kthye në një Big Brother Kuvendin e Kosovës. Me e pa se kush po eliminohet e kush jo, e kush po fiton e kush po humb. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë sepse ka pasë përgjegjësi. Ka një qasje shpërfillëse për Kushtetutën dhe rendin kushtetues”, tha ai.