Nga raftet e dyqaneve deri në zemrën e çdo familjeje kosovare, Vipa Chips është bërë prej vitesh një emër i dashur, i lidhur ngushtë me çastet e kënaqësisë, argëtimit dhe shijes autentike.
Tash, brendi vendore që ka fituar zemrat e gjeneratave të tëra, sjell diçka më shumë se vetëm produkte të shijshme: një lojë shpërblyese që i kthen blerjet e zakonshme në mundësi të jashtëzakonshme.
Nga 1 Shtatori deri më 30 Nëntor 2025, çdo paketë Vipa Chips është edhe një biletë për të fituar dhurata fantastike.
Në mesin e shpërblimeve janë:
– 1 PlayStation 5 – ëndrra e çdo gamer-i,
– 5 Laptopë modernë për shkollë, punë apo argëtim,
– 20 Trotineta elektrike për liri lëvizjeje në qytet,
– 50 Smartwatch për të mbajtur gjithmonë ritmin,
– 200 Kufje për muzikë dhe qetësi,
– 300 Futbolla për lojë dhe sport,
– Dhe mbi 150,000 produkte Vipa.
Ky është më shumë sesa një lojë – është një histori suksesi që vazhdon.
Vipa Chips me produkte që i përshtaten çdo brezi dhe çdo rasti, dëshmon se tradita e shijes bëhet edhe më e veçantë kur të shpërblen.
Çdo paketë Vipa është një mundësi për të fituar dhe një arsye më shumë për të shijuar.
“Shija që të shpërblen” nuk është vetëm slogan – është realitet.