Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë

    Insajderi
    30 August 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, ka thënë se kujtojmë plagën e hapur të Kosovës, ku 1584 qytetarë tanë ende mungojnë.

    Osmani ka thënë se varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb.

    Presidentja ka deklaruar edhe se regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

    Postimi:

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, kujtojmë plagën e hapur të Kosovës. 1584 qytetarë tanë ende mungojnë. Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit.

    Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë sa mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.

    Regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark