Bahtiri: Më përpara e pres dorën, sesa... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Më përpara e pres dorën, sesa…

    Insajderi
    30 August 2025 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar sot se nuk do t’i japë kurrë votën Listës Serbe, të cilën e cilëson si “listë kriminale serbe”.

    Ai thekson se nuk mund të harrojë gjenocidin që shteti i Serbisë kreu mbi popullin e Kosovës:

    “Republika e Kosovës as nuk fal, as nuk harron! Lista Serbe e meriton të jetë në burg, jo në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

    Ai kritikon gjithashtu opozitën për mosvotim ose abstenim për kandidatët e Listës Serbe, duke e quajtur këtë “turpin më të madh”, dhe përmend incidentin e seancës ku deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën për të respektuar jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-së, Hilmi Ramadani.

    Bahtiri thekson se pjesëmarrja e Listës Serbe në Kryesinë e Kuvendit është e papranueshme për secilin deputet që respekton historinë dhe drejtësinë për popullin e Kosovës.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe!

    Nuk i jap votë! Nuk i jap sepse nuk mund të harroj gjenocidin që shteti të cilin ata e mbrojnë bëri mbi popullin tonë:

    🕊️– Mbi 13,500 civil të vrarë (prej të cilëve rreth 1200 fëmijë dhe 1700 gra);

    •- Mbi 6000 persona u raportuan të zhdukur pas luftës, ku edhe sot (2025) mbi 1600 figurojnë ende të zhdukur;

    •- Mbi 20,000 gra dhe vajza të pafajshme u përdhunuan sistematikisht nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë;

    •- Mbi 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë spastrimit etnik të pranverës 1999;

    •- Mbi 100,000 shtëpi dhe objekte civile u dogjën dhe u shkatërruan.

    •- Me dhunë të pareshtur, dëbuan mbi 13,000 shqiptarë nga Veriu, ku shumë prej tyre i ekzekutuan në sy të familjeve.

    REPUBLIKA E KOSOVËS as nuk fal, as nuk harron!

    Lista Serbe e meriton të jetë në burg, jo në Kuvendin e Kosovës.

    Nuk mund të lejojmë që në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë njerëz që e mbrojnë po atë gjenocid, sikurse gjatë seancës së sotme që nuk u ngritën në këmbë, për ta respektuar jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-së, Hilmi Ramadani.

    Pra kjo është Lista Serbe, për kandidatët e së cilës, opozita nuk po guxon që të votojë KUNDËR tyre. Ky është turpi më i madh. Kjo opozitë, ku shumë deputetë të saj thirren në emër të luftës, abstenojnë për Listen Serbe e disa prej tyre e shkelin kushtetuten duke mos votuar fare, vetëm e vetëm që të mos ia prishin terezinë Listës Serbe!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark