
Shukri Buja, kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, është pritur me entuziazëm nga banorët e fshatit Rubofc, ku mbrëmjen e së premtes ka zhvilluar një takim me qytetarët.
IBuja ka bashkëbiseduar me banorët për sfidat me të cilat përballen komunitetet e Rubofcit dhe Kojskës, duke vënë theksin te roli i komunës në adresimin e problemeve të përditshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Buja është shprehur i kënaqur me atmosferën dhe mikpritjen, duke veçuar pjesëmarrjen aktive të grave dhe të rinjve, të cilët sipas tij, po tregojnë vendosmëri për të qenë pjesë e ndryshimeve pozitive në komunë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mirëmbrëma nga Rubofci!
Ditën e sotme e përmbyllëm me kafen e mbrëmjes në Rubofc, së bashku me banorët e këtij fshati mikpritës. Në shoqëri të Agronit, kandidatit tonë për Kuvend Komunal, bashkëbiseduam hapur për sfidat me të cilat përballen banorët e Rubofcit
dhe Kojskës, si dhe për rolin që komuna ka në tejkalimin e tyre.
Ajo që më gëzon më së shumti është pjesëmarrja aktive e grave dhe të rinjve në këtë bashkëbisedim, të cilët po tregojnë vendosmërinë për të qenë pjesë e ndryshimeve pozitive në komunën tonë.
Fitorja është e jona!