Aksident tragjik në Peqin, ndërrojnë jetë dy të rinj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Peqin, ndërrojnë jetë dy të rinj

    Insajderi
    31 August 2025 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.

    Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

    Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.

    Viktimat janë Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark