Insajderi
Show

Vesa Vllasaliu rikthen fotografitë me Mirlind Dakun duke konfirmuar ribashkimin

Insajderi
31 August 2025 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vesa Vllasaliu rikthen fotografitë me Mirlind Dakun duke konfirmuar ribashkimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëri nga çiftet më të komentuar në mediet rozë, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, duket se i kanë rikthyer marrëdhëniet e tyre pas një periudhe largimi.

Kjo u bë e qartë për ndjekësit e tyre pas disa veprimeve të fundit në rrjetet sociale: Vesa ka rikthyer fotografitë ku shfaqet me Dakun, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre.

Përveç rikthimit të fotografive, Vesa ka përdorur gjithashtu simbole të qarta dashurie në postimet e saj, të cilat lënë të kuptohet se dyshja janë sërish në një lidhje.

Foto: Vesa Vllasaliu/Instagram

Ribashkimi i çiftit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe medieve rozë, duke rikthyer diskutimet dhe komentet rreth historisë së tyre.

Ky zhvillim tregon se Vesa dhe Daku kanë vendosur të japin një shans të ri marrëdhënies së tyre, duke u bërë sërish një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në rrjetet sociale. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark