Insajderi
Lajme

Shtime: 10 persona asfiksohen nga tymi i zjarrit, tre në trajtim emergjent në Ferizaj

Insajderi
31 August 2025 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtime: 10 persona asfiksohen nga tymi i zjarrit, tre në trajtim emergjent në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhjetë persona kanë pësuar asfiksim si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të shtunën pasdite në Shtime, në rrethana ende të paqarta. Tre prej të prekurve janë dërguar për trajtim të specializuar në qendrën emergjente në Ferizaj, shkruan Insajderi.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:20 në rrethana ende të panjohura. Dhjetë persona janë asfiksuar si pasojë e tymit, ndërsa tre prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në qendrën emergjente në Ferizaj.

Përveç pasojave në njerëz, janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune, të cilat janë pronë e dy qytetarëve kosovarë. Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme.

Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë ende në zhvillim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark