Juventusi rikthehet në garë për Zhegrovën, rihap bisedimet me Lille - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi rikthehet në garë për Zhegrovën, rihap bisedimet me Lille

    Insajderi
    31 August 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi është rikthyer fuqishëm në garë për transferimin Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille.

    Fabrizio Romano njofton se ky hap vjen menjëherë pas ofertës së bërë nga Olympique Marseille për yllin kosovar.

    Bianconerët po shohin mundësinë për ta afruar 25-vjeçarin si përforcim në krahët e sulmit.

    Ndërkohë, edhe Atletico Madrid është rikthyer me seriozitet në pistën Nico Gonzalez.

    Skuadra spanjolle i ka dërguar një ofertë të re zyrtare Juventusit për anësorin argjentinas.

    Nëse transferimi i Nico drejt Atleticos realizohet, Juventus do të ketë më shumë hapësirë financiare për Zhegrovën.

    Kjo situatë mund të bëjë që bardhezinjtë të shkojnë deri në fund për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark