Serbi kapet me 13 mijë euro duke kaluar kufirin ilegalisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi kapet me 13 mijë euro duke kaluar kufirin ilegalisht

    Insajderi
    31 August 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në fshatin Joshanicë të komunës së Leposaviqit, pasi ka kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur njësitet policore kanë ndalur një automjet të tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe (NP), i cili drejtohej nga një person i identifikuar si M.B. (i lindur në vitin 1980).

    Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 13,992 euro para të gatshme, 17,880 dinarë serbë, mallra për mobilje me vlerë rreth 600 euro

    Sipas autoriteteve, malli dhe mjetet monetare dyshohet të jenë futur ilegalisht në Kosovë, pa deklarim doganor.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”, ndërsa automjeti, paratë dhe mallrat janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për trajtim të mëtejmë ligjor nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark