Pamje nga vetaksidenti në Prizren ku mbetën të lënduar tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vetaksidenti në Prizren ku mbetën të lënduar tre persona

    Insajderi
    31 August 2025 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vetaksident trafiku ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

    Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se nga ky aksident, tre persona, ngasësi dhe dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

    Sipas tij, ngasësi i veturës ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.

    Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark