Haziri për zhvillimet në Kuvend: Me rëndësi që agjenda e fshehur po ecën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për zhvillimet në Kuvend: Me rëndësi që agjenda e fshehur po ecën

    Insajderi
    31 August 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se “agjenda e fshehur po ecën”.

    Ai në një postim në Facebook, situatën e ka përshkruar si “Politikë ‘një hap para e dy prapa’ edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit”.

    Ka shtuar se kur të gjithë besonin që me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të shumicës politike e etnike, u bë një hap para, ndodhi veprimi. Sipas tij, ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa.

    “Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, këta s’e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet.

    “Pragmatizmi politik e kompromisi janë vlera në politikë e jo dobësi. Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndërkombëtarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues. Republika, mbi të gjitha”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark