Rashica po largohet nga Besiktashi, i padeshiruar nga trajneri i ri - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rashica po largohet nga Besiktashi, i padeshiruar nga trajneri i ri

    Insajderi
    31 August 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

    Pas eliminimit nga Lausanne në playoff të UEFA Conference League dhe mbylljes së aventurës evropiane, klubi bardhezi po merr vendime të rëndësishme.

    Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunnar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Yalçın, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën.

    Yalçın ka kërkuar nga presidenti i klubit Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svensson, Joao Mario dhe Milot Rashica.

    Sezonin e kaluar reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime. Vlera e tij aktuale është 6.5 milionë euro. Sulmuesi anësor kosovar ka luajtur deri tani në 4 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark