Me forcën e një kampioni, Shukri Buja synon fitoren e madhe për Lipjanin! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me forcën e një kampioni, Shukri Buja synon fitoren e madhe për Lipjanin!

    Insajderi
    31 August 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtabi i Rinisë Demokratike në Lipjan organizoi këtë të diel një turnir të futbollit të vogël, ku morën pjesë dhjetëra të rinj nga komuna. Aktiviteti u zhvillua me qëllim promovimin e vlerave të sportit dhe bashkimit përmes garës së ndershme.

    Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për rininë dhe sportin në nivel lokal.

    “Sporti është një shembull i bashkimit dhe garës së ndershme, ashtu si rrugëtimi ynë politik për fitore. Rinia jonë ka energji, fuqi dhe vendosmëri – dhe ky turnir ishte dëshmi e kësaj,” u shpreh Buja.

    Ai shtoi se nëse i jepet besimi për të udhëhequr komunën, angazhimi i tij do të jetë i qartë: më shumë mbështetje për sportin, më shumë investime për të rinjtë dhe më shumë fitore për Lipjanin.

    Turniri u mirëprit nga komuniteti lokal, duke ofruar jo vetëm një mundësi për lojë dhe argëtim, por edhe për forcimin e lidhjeve mes të rinjve dhe promovimin e një jete aktive dhe të shëndetshme.

    “Më rininë tonë, fitojmë bashkë!” -përfundoi Buja, duke përcjellë mesazhin e tij për një të ardhme më të mirë për Lipjanin, të ndërtuar së bashku me rininë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark