Nipi i Ramush Haradinajt diplomon në Akademinë Ushtarake të Turqisë: Po i shërben atdheut me nder - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi i Ramush Haradinajt diplomon në Akademinë Ushtarake të Turqisë: Po i shërben atdheut me nder

    Insajderi
    31 August 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatlind Neziri, nipi i ish-komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është në mesin e gjashtë oficerëve të FSK-së që diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë.

    Haradinaj shkroi në Facebook se Fatlindi e vazhdoi “traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut”.

    “Nipi im, Fatlind Neziri, është djali i dy bashkëluftëtarëve të mi, Nezirit dhe Mejremes. Ai ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të FSK-së, si dhe studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë Turke të Mbrojtjes”, shkroi ai.

    “Duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut, Fatlindi sot i shërben vendit me nder dhe përkushtim në uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Krenar me ty, Fatlind!”, shtoi Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark