Zhvillime në Hagë: Përfaqësues të ShBA-ve pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime në Hagë: Përfaqësues të ShBA-ve pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

    Insajderi
    31 August 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale në Hagë po hyn në një fazë të re nga 15 shtatori, kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj. Por, kjo fazë do të ketë një element krejtësisht të veçantë: pritet prani e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sallën e gjyqit.

    Më 18 gusht, ekipi mbrojtës i Thaçit mori miratimin nga SHBA-të për dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003” – një figurë e mbajtur ende në anonimitet për publikun, por e njohur për trupin gjykues. Nuk mbaron këtu: amerikanët kanë vendosur një listë të gjatë kushtesh për mënyrën se si ky person do të dëshmojë.

    Sipas dokumentit të avokatit Luka Misetiç, SHBA-të kanë kufizuar fushën e pyetjeve që mund t’i bëhen dëshmitarit, kanë lejuar refuzimin e përgjigjeve për arsye konfidencialiteti, si dhe kanë kërkuar të jenë vetë prezentë gjatë marrjes në pyetje.

    Në të njëjtën kohë, mbrojtja e Thaçit ka konfirmuar se është në pritje të miratimit edhe për katër dëshmitarë të tjerë. Për W04174 tashmë është dhënë drita e gjelbër nga amerikanët, ndërsa për 1DW-007 dhe 1DW-008 po vazhdojnë diskutimet. Miratimi për 1DW-010 mbetet ende i bllokuar.

    Këto zhvillime nënvizojnë rolin vendimtar të SHBA-ve në procesin e Hagës, jo vetëm si vëzhgues nga jasht, por tashmë edhe si garantues të kushteve mbi të cilat dëshmitarë kyç do të flasin. Një realitet i cili i jep garancione shtesë procesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark