​Njësia Policore Detare shpëton 38 persona në detin e hapur brenda një jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Njësia Policore Detare shpëton 38 persona në detin e hapur brenda një jave

    Insajderi
    31 August 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vazhdon monitorimet dhe kontrollet nga Komani në Ksamil, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

    Gjatë javës janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme – 11 xhet ski, pesë skafe, tri gomone dhe një varkë metalike me motor uji të instaluar.

    Tetë prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

    Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, raporton KosovaPress.

    Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese, ndërsa Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit, në numrin pa pagesë 112.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark