Ngërçi i ri politik në Kosovë: Osmani paralajmërohet të mos caktojë mandatarin, Gjykata pritet të marrë vendim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngërçi i ri politik në Kosovë: Osmani paralajmërohet të mos caktojë mandatarin, Gjykata pritet të marrë vendim

    Insajderi
    31 August 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendi është përfshirë në një ngërç të ri politik, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka konsideruar se Kuvendi është konstituar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Partitë e tjera dhe ekspertët ligjorë kundërshtojnë këtë, duke vlerësuar se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka devijuar nga rendi kushtetues.

    Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thekson se Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht dhe mungesa e vullnetit politik të LVV-së po pengon formimin e shumicës dhe qeverisë së re. Ai nxit presidenten Vjosa Osmani të mos ndërmarrë hapa për caktimin e mandatarit, pasi kjo do të ishte shkelje kushtetuese, dhe sugjeron pritjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të nxjerrë masë të përkohshme.

    Lista Serbe ka ankuar në Gjykatë lidhur me votimin ndaras për nënkryetarët nga komunitetet pakicë, duke theksuar se kjo çështje mbetet pezull ligjërisht.

    Në këtë situatë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paralajmëruar për nesër pritet të ketë më shumë karakter politik sesa rezultat konkret në zgjidhjen e ngërçit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark