
Gjykata e Apelit e kthyer për herë të pestë në rivendosje çështjen e sekuestrimit të pronës milionëshe në Veternik, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 15 maj 2024 kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar.
“Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ankesës së përfaqësuesve të autorizuar të palëve të dëmtuara Gyrsel Sadiku e Nexhat Sadiku, av.Bedri Abdullahu, av.SarandaKeqekolla Sadiku dhe av.Florim Shefqeti dhe sipas detyrës zyrtare anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm, PN.nr.251/22 datë 15.05.2024, dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje”, thuhet në vendimin e 31 korrikut 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prona rreth 3 hektarëshe, dyshohet se iu është marrë Nexhat dhe Gursel Sadikut përmes “mashtrimit” dhe dokumenteve të falsifikuara. Për këtë po hetohen Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi.