
Jamie Vardy është gati të nisë një aventurë të re në Serie A, duke u bashkuar me skuadrën e Cremoneses.
Sulmuesi 38-vjeçar, sipas Fabrizio Romanos, ka arritur marrëveshje me ekipin italian duke nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion për një vit shtesë në rast se ekipi arrin të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Marrëveshja pritet të përmbyllet së shpejti, teksa Vardy pritet të udhëtojë sonte drejt Milanos për të nënshkruar dhe për të filluar aventurën e tij të parë jashtë Anglisë.
Legjenda e Leicester City kaloi plot 13 vite në “King Power Stadium”, duke shënuar mbi 200 gola në më shumë se 500 paraqitje. Ai ishte një figurë kyçe në mrekullinë e vitit 2016, kur Leicester fitoi Premier League.