Insajderi
Lajme

Shukri Buja: Rinia është forca që do ta sjellë fitoren në Lipjan

Insajderi
31 August 2025 - 22:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shukri Buja: Rinia është forca që do ta sjellë fitoren në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, zhvilloi një takim me të rinjtë e Janjevës së Lipjanit.

Në këtë bashkëbisedim u prezantua projekti politik i PDK-së për rininë, i cili synon krijimin e mundësive të reja për të rinjtë janjevas dhe ata lipjanas në përgjithësi

“Rinia është forca kryesore e ndryshimit dhe energjia që do ta sjellë fitoren në Lipjan. Ne do t’i mbështesim të rinjtë me politika konkrete që u hapin rrugë për të ardhmen e tyre”, u shpreh Shukri Buja.

Ai theksoi se PDK do të jetë gjithmonë në krah të rinisë dhe se programi i saj është i ndërtuar duke i vënë të rinjtë në qendër të zhvillimit lokal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark