Tragjedia me një të mitur në Drenas, policia jep detaje se si ndodhi aksidenti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia me një të mitur në Drenas, policia jep detaje se si ndodhi aksidenti

    Insajderi
    01 September 2025 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së dielës, më 31 gusht, në rrugën Komoran–Drenas, në fshatin Zabel i Ulët, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

    Një veturë e tipit Audi, me targa vendore, ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare nga fshati Cerovik i Klinës, ndërsa katër persona të tjerë – tri femra dhe një mashkull – kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Rreth orës 17:08, një veturë të cilën e drejtonte një femër kosovare ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Si pasojë, një vajzë ka ndërruar jetë, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark