
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, por ka shprehur shqetësim për gjendjen në sektorin e arsimit.
Ajo ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se subvencioni prej 80 eurosh i ndarë për nxënësit nuk mbulon as librat bazë, ndërsa çmimet në treg janë të papërballueshme dhe shpesh shiten me dy çmime të ndryshme, shkruan Insajderi.
“Për këtë gjendje është përgjegjëse qeverisja aktuale, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe të garantojë kushte dinjitoze në arsim”, ka theksuar Musliu-Shoshi në një shkrim në ‘Facebook’.
Sipas saj, arsimi nuk është privilegj, por e drejtë themelore, të cilën qeveria aktuale po e mohon dhe po e shkel çdo ditë.
“Fëmijët tanë meritojnë më mirë”, ka përfunduar ajo. /Insajderi.org/
Uroj të gjithë nxënësit një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Por, për fat të keq, arsimi në Kosovë po…
Posted by Ariana Musliu Shoshi on Monday, September 1, 2025