
Fansat e Manchester United nuk do të kenë më punë me portierin kamerunas, Andre Onana, i cili pati paraqitje të dobëta sezonin e kaluar dhe ishte mjaft i kritikuar.
Manchester United ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin e Royal Antwerp, Senne Lammens.
Një tarifë prej 21 milionë eurosh, plus bonuse, është rënë dakord mes dy klubeve, pa përfshirë klauzolë për përqindje në rishitje.
Lammens është duke udhëtuar drejt Manchesterit, ndërsa ka arritur marrëveshje për kushtet personale të një kontrate pesëvjeçare, teksa të gjitha palët po punojnë për të finalizuar marrëveshjen para afatit të transferimeve.
Fillimisht, Manchester United nuk kishte planifikuar të transferonte një portier, përveç nëse Andre Onana do të shitej. Megjithatë, ky plan ndryshoi pas humbjes në javën e parë të Premier Ligë ndaj Arsenalit.