“Nuk mund të qëndrojmë të heshtur”, AGK i bashkohet mediave nga e gjithë bota për të dënuar vrasjet e gazetarëve në Gaza nga sulmet izraelite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur”, AGK i bashkohet mediave nga e gjithë bota për të dënuar vrasjet e gazetarëve në Gaza nga sulmet izraelite

    Insajderi
    01 September 2025 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i është bashkuar mediave dhe gazetarëve nga e gjithë bota për të dënuar vrasjet e gazetarëve në Gaza nga sulmet e Izraelit.

    Në njoftim thuhet se ne këtë ritëm të vrasjes së gazetarëve në Gaza nga ushtria izraelite, shumë shpejt nuk do të mbetet askush për t’iu informuar

    200 media në mbarë botën në 50 shtete kanë protestuar kundër vrasjeve të gazetarëve në Gaza.

    Deklarata e plotë e AGK:

    NUK MUND TË QËNDROJMË TË HESHTUR!

    Në një aksion të paprecedent global, mbi 200 media në mbarë botën, nga së paku 50 shtete, këtë të hënë kanë protestuar rreth vrasjeve të gazetarëve në Gaza.

    “Me këtë ritëm të vrasjes së gazetarëve në Gaza nga ushtria izraelite, shumë shpejt nuk do të mbetet askush për t’iu informuar”

    Për herë të parë në historinë moderne, mediat në mbarë botën kanë koordinuar një protestë globale, inicuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), dhe lëvizja Avaaz.

    Gazetat e shtypura kanë printuar ballinat e zeza, televizionet dhe radiot kanë pauzuar transmetimin, në shenjë solidariteti.

    Aksioni simbolik vjen në kohën që numri i gazetarëve të vrarë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor 2023, ka mbërritur në 210. Izraeli vazhdimisht ua ka ndaluar mediave të huaja të hyjnë në Gaza, duke i lënë në vijën e zjarrit gazetarët lokalë palestinezë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark