UEFA e kujton një gol spektakolar të Edon Zhegrovës kur luante për Baselin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e kujton një gol spektakolar të Edon Zhegrovës kur luante për Baselin

    Insajderi
    01 September 2025 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova sot ishte në qendër të vëmendjes të mediave italiane dhe jo vetëm, me kalimin e tij të bujshëm te Juventusi nga Lille.

    Klubi më i madh italian e bleu yllin dardan nga Lille për shumën e 20 milionë eurove, shkruan “Gazeta Express”.

    Me këtë rast, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Ligës së Evropës në “Facebook”, e cila ka postuar një video të një golit të shënuar nga Edon Zhegrova, sa ishte pjesë e Baselit.

    Zhegrova luajti për tre sezone e gjysmë te Baseli, para se të transferohej te Lille në janar të vitit 2022.

    Zhegrova ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, me sulmuesin anësor që do të paguhet 2.5 milionë euro në vit – sipas raportimeve të mediumeve italiane./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark