Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Suharekë, policia: Janë arrestuar dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Suharekë, policia: Janë arrestuar dy persona

    Insajderi
    02 September 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas vdekjes se një punëtori në vendin e punës, ditën e djeshme në Suharekë.

    Siç bën të ditur policia e Kosovës, rasti është iniciuar si “asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    Viktima ka pësuar lëndime që kanë qenë vdekjeprurëse në rrethane ane të paqarta, thotë policia.

    “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

    Suharekë 01.09.2025-14:30. Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Ndërkohë, siç u raportua ditën e djeshme, 35 vjeçari me inicialet P.O, dyshohet se është goditur nga një vinç në kokë derisa po punonte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark