
Vladimir Putin tha se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.
Udhëheqësi rus ka folur nga samiti që po zhvillohet në Pekin, teksa u takua me kryeministrin sllovak Robert Fico.
Putin shtoi se pretendimet për qëllimin e Rusisë për të sulmuar Evropën ishin ose “një provokim ose paaftësi”, shkruan Sky News.
Prej kohësh thuhet se Moska mund të vazhdojë të sulmojë vende të tjera evropiane nëse ka sukses me luftën e saj në Ukrainë.
Kjo rrjedh nga bindja e disa qarqeve në Kremlin se pjesë të Evropës Lindore që ishin në Bashkimin Sovjetik i përkasin Rusisë.
Putini pohoi gjithashtu se Moska nuk e kishte kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte “i papranueshëm”.