Arrestohet 49 vjeçari i kërkuari për fajde në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 49 vjeçari i kërkuari për fajde në Prizren

    Insajderi
    02 September 2025 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të kërkuarin për fajde në Prizren, 49 vjeçarin me inicialet I.M.

    Ai është i dënuar me dy vite e gjysmë burg për veprën penale “Fajde”

    “I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”.

    I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark