Qeveria rrit shpenzimet, për tre muaj i harxhon afro 800 milionë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria rrit shpenzimet, për tre muaj i harxhon afro 800 milionë

    Insajderi
    02 September 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025.

    Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku poashtu u bë e ditur se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shpenzimet e ekzekutivit ishin 679.1 milionë euro.

    ASK-ja poashtu ka treguar se ku janë bërë shpenzimet më të mëdha.

    “Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim të kësaj agjencie.

    972.6 milionë euro ishin të hyrat e Qeverisë për po të njëjtën periudhë, ku krahasuar me vitin e kaluar që ishin 82.6 milionë, ato kanë shënuar rritje.

    Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark