Gjuajta me armë në aheng në Prizren, një i dyshuar u kap në airport - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajta me armë në aheng në Prizren, një i dyshuar u kap në airport

    Insajderi
    02 September 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në Prizren, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Si rezultat, janë arrestuar tre persona, ndërsa është intervistuar edhe një këngëtar i njohur.

    Prokuroria në Prizren ka arrestuar tre personave. Burime të Insajderit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Liridon Paluca, Nue Paluca, Driton Paluca, ndërsa Pal Paluca është akoma në arrati. Të njëjtit dyshohen për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

    Insajderi merr vesh që Driton Paluca u kap në airport. Ai ishte arsyetuar se po shkonte në pushime në Turqi

    Përveç tyre, policia ka shoqëruar për në stacion edhe këngëtarin e njohur Hamez Llapqeva, në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”

    Sipas burimeve, pas publikimit të një videoje ku disa persona shihen duke shtënë me armë, policia ka kryer hetime dhe ka sekuestruar katër armë pa leje. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark