Insajderi
Lajme

Theret me thikë një person në Podujevë

Insajderi
02 September 2025 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Theret me thikë një person në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, në pasditen e së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i dyshuar ka rënë në pranga.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark